Shtetasi i Serbisë tenton të hyjë në Kosovë me patentë të falsifikuar

Një serb ka tentuar të hyjë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare ‘Dheu i Bardhë’.

Mirëpo, i njëjti ka tentuat ta bëjë atë veprim duke prezantuar një patentë që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Me urdhër të prokurorit dokumenti është konfiskuar, ndërsa rasti shkon ne procedurë të rregullt.

Detaje tjera rreth rastit nuk dihen.