Punëtorët shëndetësorë

Shtesat për mjekët specialist krijojnë pakënaqësi në mesin e punëtorëve shëndetësor

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) para disa ditësh ka reaguar publikisht lidhur me ndarjen e shtesave për mjekët specialist të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor.

Sipas FSSHK-së në ndarjen e shtesave nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e sistemit shëndetësor, duke krijuar kështu pakënaqësi në mesin e punëtorëve shëndetësor.

Kryetarja e Federates së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se implemtimi i rregullores së Ministrisë së Shëndetësisë paraqet diskriminim brenda punëtorëve shëndetësor.

“Pas nxjerrjes së rregullores për shtesa ne si FSSHK i kemi sugjeruar Ministrisë së Shëndetësisë se kjo rregullore bënë diskriminim brenda punëtorëve shëndetësor përgjithësisht, por dhe në mes të vet mjekëve. Tash, me fillimin e implementimit të kësaj rregullore kanë filluar të shfaqën pakënaqësitë nga punëtorët. Përmes shoqatave sindikale kemi patur shumë reagime”, ka deklaruar ajo.

Imeri po ashtu pohoi se kanë pranuar edhe kërkesa për protestë

“Kemi pranuar edhe kërkesa për protestë për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me diskriminimin me rastin e shpërndarjes së shtesave për mjekët specialist që kanë zgjedhur të punojnë në institucione publike. Ankesa e tyre konsideroj se është e arsyeshme, kur e dimë se edhe ata mjekë të cilët punojnë në institucione private, normën e orëve të punës e plotësojnë në institucione publike siç e kërkon Ligji d.mt.h i bëjnë174 orë në muaj. Prandaj, me të drejtë e quajmë të padrejtë, të paarsyeshëm ,diskriminues dhe kundërligjshëm, edhe pse punojnë në një institucion me mjekun”, theksoi Imeri.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë kishte miratuar rregulloren për shtesat e mjekëve specialist që punojnë vetëm në institucione publike.

Mjekët specialist për të përfituar shtesat duhet plotësuar disa kritere.

“Vlera e shtesës së nëpunësit të sistemit shëndetësor do të jetë deri në njëzetë e pesë përqind (25%) e pagës bazë të atij nëpunësi”, thuhet në rregullore.

Gjithashtu në rregullore bëhet e qartë se përfitues të shtesave nuk mund të jenë nëpunësit e sistemit shëndetësor që kanë kontratë pune në një institucion tjetër privat.

VIDEO BONUS: “Është Qeveri anti-UÇK” “Ai po i poshtëron”, Jashari e Haradinaj akuza Kurtit në Ditën e Veteranit