Rashit Qalaj

Shtesat e rrezikshmërisë| Qalaj thotë se është një propozim skandaloz: Mashtrimi i radhës i Qeverisë Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj i ka quajtur skandaloze shtesat e propozuara nga Qeveria e Kosovës për Policinë e Kosovës.

Qalaj ka thënë se këto shtesa janë shumë më të vogla se sa ato që ishin në të kaluarën.

Ai tutje ka shpjeguar për secilën kategori se sa euro i kanë marrë në të kaluarën me shtesa dhe sa i marrin tani.

Në fund, deputeti i PDK-së ka thënë se ky propozim është i papranueshëm dhe skandaloz.

Postimi i plotë:

Propozim skandaloz i Qeveris Kurti- Shtesat për rrezikshmërine shumë më të vogla se sa në të kaluarën!

Paramendoni shtesat për rrezikshmëri për Policin patrullues nga 140 euro sa i kanë marrë në qeverisjet e kaluara tani 60 euro me propozimin e Qeveris Kurti pra 80 euro më pak.

Shtesat për rrezikshmëri për Policët hetues nga 180 euro sa i kanë marrë në qeverisjet e kaluara tani 75 euro me propozimin e qeveris Kurti pra 105 euro ma pak.

Shtesat për rrezikshmëri për Policët kufitarë nga 140 euro sa i kanë marrë në qeverisjet e kaluara tani 100 euro me propozimin e Qeveris kurti pra 40 euro më pak.

Shtesat për rrezikshmëri për Policët e Njësisë Speciale Operative nga 200 euro sa i kanë marrë në qeverisjet e kaluara tani 120 euro me propozimin e Qeveris kurti pra 80 euro më pak.

Shtesat për rrezikshmëri për Policët e Njësis Speciale intervenuese ( NJSI ) nga 2015 euro sa i kanë marrë në qeverisjet e kaluara tani 150 me propozimin e Qeveris kurti pra 75 euro më pak.

Shtesat për rrezikshmëri për Policët që punojn në administratë , pēr Komandantēt e Stacioneve dhe Eprorët tjerë nga 105 euro sa i kanë marrë në qeverisjet e kaluara tani 00 pra Zero me propozimin e qeveris Kurti pra 105 më pak.

Ky propozim është i pa pranueshëm e skandaloz. Ky propozim është një mashtrim i radhës i Qeveris Kurti .