Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme (MPB) Xhelal Sveçlën sot kanë vizituar lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës, pas raportimeve se në muret e një shtëpie në ndërtim janë vizatuar shkrime kundër Kosovës.
Krasniqi në një postim në Facebook, ka thënë se shtëpitë e shqiptarëve të cilat janë duke u ndërtuar në këtë lagje, të martën kanë qenë target i vandalizmit.
Postimi i plotë:
Të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse kjo është e drejtë elementare dhe këtë do ta garantojë Qeveria e Republikës së Kosovës. Shumë shpejtë do të hapim thirrjen e re në vlerë prej 3 milion euro për ndërtimin e shtëpive të reja. Kërcënimet nuk na trembin.







