Shtëpi, vetura, mijëra euro kursime – kaq kanë pasuri shefat e grupeve parlamentare

Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve publik për vitin 2022.

Pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e ka deklaruar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri. Sipas të dhënave që ka deklaruar, ai posedon para të gatshme mbi 10 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, të pasuritë e paluajtshme, Tahiri ka deklaruar se posedon dy shtëpi në vlerë 500 mijë euro, posedon një lokal në vlerë 400 mijë euro, si dhe tokë në vlerë 500 mijë euro.

Deklarimin e plotë të pasurisë të deklaruar të Abelard Tahirit mund ta gjeni KËTU.

Ndërkaq, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka bërë të ditur se para të gatshme ka mbi 4 mijë euro. Kurse, ka njoftuar se ka dy banesa në vlerë prej 200 mijë euro, si dhe një shtëpi në vlerë 65 mijë euro.

Kusari – Lila ka njoftuar se ka edhe një veturë të tipit Mercedes Benz, që ka çmimin 9 mijë euro.

Deklarimin e plotë të pasurisë të  deklaruar të Mimoza Kusari – Lila mund ta gjeni KËTU.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka një veturë të tipit Mercedes Benz, çmimi 8 mijë euro.

Të pasuritë e paluajtshme, Gashi ka deklaruar një shtëpi në vlerë 180 mijë euro.

Para të gatshme në institucionet financiare, Arben Gashi ka mbi 25 mijë euro.

Deklarimin e plotë të pasurisë të deklaruar nga Arben Gashi mund ta gjeni KËTU.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasurinë e ka bërë publike edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Tahiri posedon dy vetura, një të tipit Audi, e cila kushton 36 mijë euro, dhe një tjetër të tipit Volkswagen,  e cila kushton 7 mijë euro.

Para të gatshme, Tahiri ka 19 mijë euro.

Të pasuritë e paluajtshme, ai ka njoftuar se ka një shtëpi në vlerë 195 mijë euro, dhe një banesë në vlerë 70 mijë euro.

Deklarimin e plotë të pasurisë të deklaruar nga Abelard Tahiri mund ta gjeni KËTU.