Shtatë të vdekur e 451 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Shtatë persona kanë vdekur në Shqipëri nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa 451 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri.

Rastet pozitive janë nga testimi i 4081 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 533 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë 163.404 qytetarë, kanë vdekur 2587 qytetarë, ndërsa janë shëruar 148.117. Janë 12.700 raste aktive.