Shtatë të vdekur dhe 241 raste me COVID-19 sot në Shqipëri

Shtatë persona kanë vdekur dhe 241 të tjerë janë infektuar me COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Deri tash në Shqipëri janë infektuar 20,875, ku prej tyre 9,177 janë aktive.

Ndërkaq janë shëruar 92 persona, duke e çuar numrin total në 11,189, ndërsa numri i të vdekurve në total ka shkuar në 509.