Arben Vishaj

Shtatë persona të prekur me grip të derrave dhe një me koronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar një rast me koronavirus dhe shtatë me grip të derrave (Influenza AH1N1).

Kështu ka thënë infektologu Arben Vishaj në një përgjigje për Klankosova.tv.

“Gjendja e pacientëve është stabile, e kemi një pacient i cili është duke u trajtuar ne mjekimin intenziv nga AH1N1 dhe është me paramtera kliniko laboratorik stabil”, tha ai.

“Kemi vërejtur një fluks më të madh të pacientëve në këtë periudhë kohore në ambulancën e pranimit me simptomatologji të virozave të traktit respirator, por kërkesa për spitalizim nuk është e madhe”, shtoi Vishaj./Klankosova.tv/.