QKUK

ShSKUK: Kryhet me sukses një intervenim tek një pesëvjeçar, kishte veshkë jofunksionale

Një intervenim i rrallë është kryer tek një fëmijë pesëvjeçar.

Njoftimi u bë nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Sipas ShSKUK-së, fëmija ishte diagnostikuar me veshkë jofunksionale.

“Raste të tilla sfiduese të cilat kryhen në qendra të specializuara dhe me përvojë, janë realizuar me sukses të plotë edhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, ku për mbi 4 vjet, janë realizuar intervenime laparaskopike tek fëmijët me patologji te ndryshme si: testisi intraabdominal, varikocela e testisit, divertikuli i Meckeli-it, tumoret e vezoreve, ciste e veshkës, apendektomia laparoskopike, kolecistektomia laparoskopike dhe Cista e Ekinokokut të Mëlçisë”, thuhet në njoftim.

“Me avancimin e mëtutjeshëm të “Kirurgjisë Minimale Invazive” do të mund të trajtohen shumica e patologjive me intervenimeve laparaskopike në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në ShSKUK”.