ShSKUK dënon sulmin ndaj punëtorit të sigurimit fizik në Spitalin e Gjakovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës e ka dënuar sulmin fizik ndaj punëtorit të Spitalit të Gjakovës.

“ShSKUK dënon sulmin ndaj punëtorit të sigurimit fizik në Spitalin e Gjakovës, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës ata i konsideruan si shqetësuese dhe të papranueshme.

ShSKUK fton organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryerësit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten më.