Eleni Foureira sapo ka publikuar projektin e ri, në duet me reperin e famshëm Snoop Dogg dhe KAAN.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Eleni Foureira ka lansuar këngën e re me titull “Sirens”.

Këtë projekt ajo e solli në bashkëpunim me Snoop Dogg dhe Kaan, ndërsa ia shoqëruan edhe videoklipin.

Tekstin e këngës e shkruan Calvin Cordozar Broadus Jr., KAAN Gülsoy, Fotios Stefos, Annie Lennox dhe David Allen Stewart.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin “Sirens” nga Eleni Foureira, Snoop Dogg dhe KAAN.