Në një aksident trafiku kanë vdekur burrë e grua nga Mali i Zi, Biserë Rami dhe Muharrëm Frulkcaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerëve përmes shkrimeve në Facebok.

Ngjarja tragjike ka ndodhur para se Rami të nisej për në Mal të Zi, e cila po vinte për të votuar në zgjedhjet e 30 gushtit.

Për ardhjen e saj nga Amerika kishte shkruar dy ditë më parë edhe përfaqësuesi i “Listës Shqiptare” në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj

“Diaspora po vjen, Mirë se vjen në vendlindje Biserë Rami Frluçkaj!, kishte shkruar ai.