Gjermani

Shqiptari vrau pronarin serb në një lokal në Gjermani, jepen detaje të ngjarjes

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja që ndodhi në Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova qëlloi me armë zjarri serbin, pronarin e lokalit.

Siç raporton gazeta gjerman BILD, ngjarja që ndodhi në qendër të qytetit të Duseldorfit, ka nisur fillimisht me një debat mes të dyve.

Ata kanë qenë në ambientet e jashtme të lokalit ku kanë kërkuar të sqarohen, por që më pas ka agravuar në debat.

Në një moment 52-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë mbi viktimën.

Pasi ka vrarë pronarin e lokalit, Aleksandar Stefanoviq, ai ka hyrë sërish në lokal dhe ka kërcënuar klientët.

Në momentin që ka ardhur policia ai është arrestuar dhe nuk ka bërë rezistencë.

“BILD”-i shkruan se mosmarrëveshja mund të ketë qenë për borxhet e lojërave të fatit.

Stefanoviq ishte reper i njohur në atë zonë, ndërsa njihej edhe si sportist i arteve marciale.

Gjashtë muaj më parë ai kishte njoftuar me një video rikthimin e tij në këtë sport.