Karantina

Shqiptari tenton të ikë nga karantina, pështyn 14 policë

Një 26-vjecar shqiptar u kap sot në Vula të Greqisë, pasi kishte thyer karantinën dhe kishte tentuar të ikë.

Shqipëtari me kombësi greke kishte mbërritur pak kohë më parë nga Londra.

Për kapjen e tij, janë angazhuar 14 efektivë të skuadrës së DIAS dhe kur u kap ai kishte temperaturë 38 Gradë Celsius.

Ai vuan nga probleme psikologjike dhe pasi kundërshtoi policët ai i pështyu të 14 policët, këta të fundit janë futur në karantinë.