Rexhep Gara e kishte parë trupin e pajetë të komandantit Adem Jashari pas sulmit të marsit të vitit 1998 në kullën e Jasharëve në Prekaz.

Ai kishte qenë në morgun e Prishtinës kur serbët i kishin thënë ta identifikonte Adem Jasharin.

Gara tha në Frontal në T7 se kur e kishte parë trupin e tij, nuk kishte treguar se kishte qenë i Adem Jasharit.

“Ishin të interesuar. Kur e kam pa komandantin, e kam rrotullu – e kam njoftë, e kam taku dy herë. Kur e kam pa trupin e komandantit, iu kam thënë ‘badihava më shtini se s’e njoh’. Kur e kam rrotullu trupin e komandantit ata e kanë vërejt që ishte ai”, tregon Gara.

Ai tha se deri kur e pa, nuk kishte besuar “që mundet komandanti me qenë aty”.

“Komandanti e ka pasë një plumb në gjoks. Plagë tjetër s’i kam pa”, tha ai.

VIDEO BONUS: Kurti: Me SHBA-në jemi partnerë, por s’pajtohemi çdoherë