Preshevë

Shqiptari nga Tetova plagos rëndë gruan pastaj vret veten

Një shtetas i maqedonas me kombësi shqiptare ka qëlluar me armë një grua nga Serbia në pikëpagesën në afërsi të Preshevës dhe më pas është vetëvrarë, raportojnë mediat serbe.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në pikëpagesën në afërsi të Preshevës, ku pas një debati, një shtetas i maqedonas me kombësi shqiptare ka qëllluar me armë zjarri një grua nga Serbia, reth 30 vjeçe dhe më pas është vetëvrarë.

Policia ka bllokuar menjëherë atë pjesë të rrugës.

Ai nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë. Gruaja është në gjendje të rëndë, konfirmojnë nga spitali i Vranjës.

BONUS VIDEO| Në kompleksi Kodra e UÇK-së në Ngucat ndizen flakadanët për Epopenë e UÇK-së, merr pjesë Muharremaj