Shqiptari godet me thikë pas shpine infermieren dhe hidhet nga kati i 4-ët i spitalit, vdes në vend VIDEO

Një 59-vjeçar shqiptar godet me thikë infermieren në spitalin grek, ku ishte shtruar dhe më pas ai është hedhur nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vdekjen në vend.

Ngjarja tronditëse ndodhi mëngjesin e së hënës. Policia greke tha se viktima quhet Petro Çako, 59-vjeç.

Ai ishte i shtruar në spital për probleme që nuk kishin lidhje me covid.

Dyshohet se i sëmuri ka pasur probleme psikike.

Autoritet kanë sekuestruar kartelën e tij mjekësore dhe po hetojnë për shkaqet e tragjedisë.

Infermieria e plagosur deklaroi se kishte shkuar në dhomën që mbahej pacienti Çako pasi kishte dëgjuar alarmin për ndihmë nga dhoma e tij, kur edhe u godit prej tij.

Pasi mbërriti në dhomë pacienti ishte fshehur pas portës dhe në momentin kur ka dalë, e ka goditur me një thikë kuzhine, duke e plagosur në shpinë.

Infermierja, pas ndihmës së parë, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën