Shqiptari dhunon e lidh të moshuarën dhe i përdhunon të bijën në sy

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Nea Manolada të Greqisë, ku një shtetas shqiptar ka dhunuar një grua të moshuar si dhe ka përdhunuar të bijën e saj.

36-vjeçari është arrestuar nga autoritet greke dhe akuzohet për veprat penale të grabitjes dhe përdhunimit. I riu është kapur në Nea Manolada, pasi ka dhunuar një grua të moshuar 76-vjeçare, si dhe i përdhunuar të bijën 53-vjeçare.

Ndërkohë, siç raportojnë mediet greke, shqiptari i tmerrshëm i kishte lidhur të dyja gratë në banesën e tyre dhe iu kishte marrë 140 euro, duke u larguar.

Ai është arrestuar pak orë pas ngjarjes së rëndë, në stacionin e autobusit për në Kalamata. Policia greke vijon hetimet për të zbuluar nëse shqiptari ka kryer vepra të tjera penale.