Shqiptari 52 vjeçar var vetën në Stacionin Policor

Viktima është 52-vjeçari Tonin Tuci. Sipas policisë mbrëmjen e djeshme ai ishte shoqëruar nga policia, pasi familja e kishte denoncuar për dhunë. Tuci ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe vetëvrasjen e ka kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.

Një 52-vjeçar është vetëvarur mbrëmjen e djeshme në drejtorinë vendore të policisë së Durrësit, ndërsa Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për dy punonjës policie.

Viktima është 52-vjeçari Tonin Tuci. Sipas policisë mbrëmjen e djeshme ai ishte shoqëruar nga policia, pasi familja e kishte denoncuar për dhunë. Tuci ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

SHÇBA thekson se nga hetimet paraprake ka rezultuar se në momentin kur familjarët e tij po shpjegonin në polici rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje, 52-vjeçari i ka dhënë fund jetës me lidhësen e tutave sportive në qelinë e izolimit në komisariatin e drejtorisë së policisë vendore të Durrësit..

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimin për dy punonjësit që ngarkohen me përgjegjësi për menaxhimin e situatës në momentin që e futën në dhomat e shoqërimit 52-vjeçarin.

Në hetim për shpërdorim detyre janë vendosur;
– A.Ç. në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës;
– G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë,

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon hetimin disiplinor për të nxjerrë përgjegjësitë në zbatimin e procedurave standarde.