Shqiptarëve që duan të luftojnë në Ukrainë, ambasada u tregon ku të regjistrohen

Ambasada e Ukrainës në Shqipëri ka ftuar vullnetarët shqiptarë që duan t’i bashkohen mbrojtjes së Ukrainës të kontaktojnë ambasadën me email.

“Vullnetarët që duan të bashkohen në Legjionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju lutemi dërgoni një email”, tha ambasada e Ukrainës në Shqipëri në Facebook.

Ky është emaili i publikuar: [email protected].