Shqiptarët e Veriut me reagim të ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti: Nëse për një muaj nuk i përgjigjeni kërkesave tona do të organizojmë protesta gjithëpopullore (DOKUMENT)

Partitë shqiptare, shoqëria civile dhe përfaqësuesit e lagjeve në veri të Mitrovicës sot kanë shprehur një reagim publik ndaj qeverisë së Kosovës, konkretikisht kryeministrit Albin Kurti për gjendjen në veri.

Në reagimin e shkruar të cilin e ka siguruar Gazeta Online Veriu.info, thuhet se gjendja e shqiptarëve të veri vazhdon të mbetet e rëndë, andaj i kanë bërë thirrje qeverisë që të rikthejë sytë nga kjo pjesë, duke rindërtuar shtëpitë përmes fondeve qeveritare.

Aty thuhet se në rast se nuk ndërmerren veprime për 1 muaj atëherë do të organizohen protesta gjithëpopullore.

PDK, LDK, AAK, AKR, PSD janë pjesë e reagimit duke përfshirë edhe përfaqësues të lagjeve e shoqërinë civile.

Më poshtë mund të shihni reagimin dhe kërkesën drejtuar Qeverisë së Kosovës: