Shqipëria në filmin “Taken”, ku luan aktori i njohur Liam Neeson, paraqitet si një vend me kriminelë e gangsterë.
Në një video të publikuar së fundit nga persoanzhe të ndryshme shqiptare, e kanë ftuar aktorin ta vizitojnë Shqipërinë, dhe të bindet se ajo që paraqitet në film nuk është e vërtetë.
E kanë ftuar ta vizitojë Tropojën, pasi që në filimin “Taken” të vitit 2008, kriminelët shqiptarë vijnë nga ky rajon i Shqipërisë.
Në këtë fushatë të nisur nga aktori Florian Binaj e persona tjerë nga Tropoja e shumë vende tjera të Shqipërisë, ftohet aktori hollivudian ta vizitojë tokën shqiptare të hajë burek, e ta vërtetojë s, Shqipëria është një vend i bukur dhe tepër i sigurt për të vizituar dhe jetuar.
Përmes kësaj videoje ftohet Liam Neeson në Shqipëri, ta shijojë natyrën e bukur, mikpritjen dhe traditat e përjetshme. Neeson ftohet të hajë edhe byrekun shqiptar. /Ballkani.info/







