Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për caktimin e datës 30 nëntori si ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore, në kuadër të festave të Nëntorit.
Sipas qeverisë dita e punës, e datës 30.11.2018, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
Shkak është bërë fakti se 28-29 Nëntori që janë festa zyrtare dhe ditë pushimi zyrtare i takojnë të jenë të mërkurën e të enjten. 30 nëntori i bie e premte, më pas 1 – 2 dhjetori janë pushimi i fundjavës.
Kjo tregon se administrata do të pushojë 5 ditë javën tjetër.
Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim prek edhe shkollat në mbarë vendin.







