Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetari i zarfit të Vuçiqit ndalon projektin e Tiranës

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të sapozgjedhur, Ragmi Mustafa, shkruan Insajderi.

Arifi ka thënë se Mustafa ka ndalur projektin për rregullimin e një shkolle fillore, të financuar nga Bashkia e Tiranës.

“Beogradi ndalon projektin e Tiranës”.

“Kryetari i zarfit të Vuçiqit, në detyrën e parë që nga marrja e postit dhunshëm në mesnatë, ndal projektin e financuar nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht mbështetur nga Kryeministra e Shqipërisë; punimet e shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ia ka paralajmëruar se ditë të rënda po vijnë për Preshevën.

“Kjo është kapje e qartë e Preshevës nga Vuçiq! Ditë të rënda po vijnë”.