Shqipëria zgjedh sot kryebashkiakët për 61 bashki të vendit me në garë 144 kandidatë. 5213 qendra votimi janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Deri më tani është vënë re një pjesëmarrje e ulët në votime, ndërsa janë shfaqur gjithashtu probleme teknike në disa qendra votimi.
Në 3 bashki të rëndësishme si Elbasani e Kamza dhe Vora , jo vetëm identifikimi, por edhe votimi dhe numërimi i votave, do të jetë elektronik.
Zhvillimet e zgjedhjeve në Shqipëri
Asnjë problem nuk është konstatuar gjatë ruajtjes së objekteve dhe materialeve zgjedhore, si dhe gjatë procesit të dorëzimit të qendrave të votimit te komisionerët e QV-ve, mëngjesin e sotëm, thuhet në reagimin e policisë së shtetit.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar në shkollën 9-vjeçare në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”.
Në Qarkun Kukës situata paraqitet e qetë sa i takon procesit zgjedhor, përveç problemeve me pajisjen e identifikimit biometrik për shkak të ndërprerjeve të shkurtra të energjisë elektrike
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka votuar sot në Shkollën “Dora d’Istria”.
Arrestimi i kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë, Fredi Beleri, para zgjedhjeve solli reagime të ashpra mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në orët e para të hapjes së votimit situata atje paraqitet e qetë dhe njerëzit kanë filluar të votojnë.
Pajisjet e identifikimit elektronik kanë shfaqur probleme në Lushnje dhe Kavajë ku ende nuk ka nisur procesi i votimit. Gjithashtu probleme ka edhe në disa zona të tjera.
Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku është dhe një ndër të parat nga radhët e qeverisë që ka votuar për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Tiranës.
Në tre bashki të vendit votimi për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. do të kryehet në mënyre elektronike.
Nga ora 07:00 deri më 19:00, shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashiakët e rinj.
Kandidati i PS-së Erion Isai për bashkinë e Kolonjës është dhunuar mesnatën e djeshme në fshatin Qinam nga një simpatizant i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku prezent ka qenë edhe kandidati i kësaj force Ethem Lumani.







