Shqipëria publikon bilancin ditor të rasteve pozitive me koronavirus

Janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me koronavirus në Shipëri, gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

10 raste janë në Tiranë, 2 në Kamëz dhe 3 në Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë njofton se dy rastet në Kamëz u konstatuan pozitive pasi kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Kujtojmë se në Shqipëri deri tani janë testuar 17 mijë e 500 persona, prej tyre 1212 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Nga kjo shifër, 910 persona janë shëruar, 33 kanë vdekur, ndërsa aktive janë edhe 269 raste.