Shqipëria pëson debakël nga Skocia

Shqipëria ka pësuar një humbje të thellë në “Loro Boriçi” të Shkodrës nga Skocia në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 14 përmes Ryan Fraserit.

E punët u vështirësuan edhe më tepër për “Kuqezinjtë” kur Mërgim Mavraj u ndëshkua me karton të kuq kur po luhej minuta e 22.

Me një lojtar më tepër në fushë Skocia e pati më të lehtë në vazhdim të takimit. Ndërsa shënoi edhe tre herë deri në fund të ndeshjes.

Fletcher dyfishoi epërsinë e skocezëve në minutën e 45+2, derisa dy herë në pjesën e dytë shënoi Forrest.

Në vendin e fundit të Grupi 1 në Ligën C kombëtarja shqiptare ka vetëm 3 pikë, kurse Skocia në vendin e dytë ka 6 pikë, po aq sa ka edhe Izraeli në vendin e parë.