Moti

Shqipëria “përvëlohet” nga temperaturat e larta, parashikimi i motit për sot

Shqipëria mbetet nën dominimin e temperaturave të larta edhe këtë të diel.

Sipas MeteoAlb, kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore por nuk priten reshje.

Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.