Shqipëria për një ditë vaksinon shqiptarë aq sa Kosova ka marrë vaksina në total

Dita e dytë e vaksinimit masiv në Shqipëri ka rezultuar e suksesshme, sot gjatë ditës janë vaksinuar 20.414 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama në rrjetet e tij sociale, derisa ka paralajmëruar se do të vijojnë pa u ndalur derisa të rikthehen në jetën e dëshiruar.

Kjo shifër përveç që është rekord në Shqipëri është thuajse e barabartë me tërë kontigjentin e parë që ka arritur mbrëmë në Kosovë.

Postimi: