Shqipëria më “joshëse” për zviceranët

Sipas INSTAT, shtetasit zviceran kanë rritur në mënyrë të konsiderueshme hyrjet në Shqipëri përgjatë katërmujorit të parë të 2019. Krahasuar me periudhën janar – prill 2018, hyrja e shtetasve nga Zvicra në Shqipëri është rritur me 29.5 %

Për këtë periudhë të vitit 2019, Shqipëria është “vizituar” nga 9.530 shtetas zviceran, ndërsa për po të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky numër ishte 7.358.

Nga ana tjetër, edhe pse shtetasit nga Kosova janë më të shumtit në numër që hyjnë në Shqipëri, krahasuar me periudhën janar – prill 2018, kanë ndjerë rënien më të madhe krahasuar me vendet e tjera, me 6.4 %

Në këtë periudhë të vitit të kaluar, numri i shtetasve nga Kosova që kanë hyrë në Shqipëri ka qenë 337.721, ndërsa për janar – prill 2019, shënon 316.221

Referuar INSTAT, numri total i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në katërmujorin e parë 2019 është 1.105.087, duke u rritur me 7,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.