Shqipëria mbyll pikë-kalimet kufitare me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se nga nesër në orën 10:00, do të mbyllen të gjitha hyrje daljet nga Shqipëria për në Greqi për shkak të koronavirusit.

Postimi i Ramës në Facebook:

DUKE NISUR NGA DITA E NESËRME NË ORËN 10.00 MBYLLEN HYRJE – DALJET ME GREQINË PËRMES LINJAVE TË TRANSPORTIT AJROR DHE TOKËSOR ME AUTOBUS!

FRIKË ASPAK, KUJDES PO!