Shqipëria kërkon mbledhjen me urgjencë të Asamblesë së OKB-së

Shqipëria dhe Ukraina kanë bërë një kërkesë për mbajtjen e një mbledhjeje urgjente, të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas mediave në Shqipëri, mbledhja është thirrur për t’u zhvilluar të hënën pasdite, për të diskutuar në lidhje me masat që do të merren pas vendimit të Rusisë për të aneksuar 4 rajonet e pushtuara të Ukrainës.

Po ashtu raportohet se pritet të diskutohet një rezolutë, aktualisht në përgatitje, mbi aneksimet.

Sipas këtyre raportimeve drafti i asaj rezolute, i hartuar nga Shqipëria dhe SHBA, u bëri thirrje të gjitha vendeve dhe organizatave “të mos e njohin aneksimin e rremë” të katër rajoneve dhe bëri thirrje për tërheqjen “e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar” të forcave ruse nga Ukraina.

Në Asamble marrin pjesë 193 shtete, ndërsa pritet që Shqipëria ynë të propozojë një draft-rezolutë, për mosnjohjen e këtij vendimi.