Thatësira e tejzgjatur ka shkaktuar një situatë të rëndë hidrike në Shqipëri, pasuar me një krizë energjetike. Në muajt janar e shkurt të këtij viti OSHEE apo kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri bleu 58 milionë euro energji nga importi, ndërkohë që në mars parashikohet të shpenzojë edhe 20 milionë euro të tjera. E gjithë energjia elektrike që prodhohet në Shqipëri vjen nga hidrocentralet, ndërsa burimet alternative të prodhimit të energjisë janë praktikisht zero.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në janar prodhimi i energjisë në Hidrocentralin e Fierzës ra me 3 herë krahasuar me janarin e vitit të kaluar, nga 188 gigavate që ishte, në 64 giga. Rënia drastike e prodhimit vendas e ka detyruar OSHEE-në që të nisë importet masive të energjisë nga jashtë. Vitin e kaluar sektori energjetik ishte lokomotiva që udhëhoqi rritjen ekonomike prej 4.3% duke dhënë gati gjysmën në rritjen e prodhimit kombëtar.

Statistikat konfirmojnë se prodhimi i energjisë elektrike pothuajse u dyfishua gjatë vitit të kaluar. Sipas Institutit të Statistikave, ky prodhim arriti në afro 8600 GWh (gigavat orë)