Shqipëria ka kryer mbi 650 mijë vaksinime për COVID-19

Mbi 650 mijë persona janë vaksinuar në Shqipëri me vaksinën për COVID-19.

Ndërkaq, synimi është që të kjo shifër të arrijë në një milion, është shprehur ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.

Shqipëria ka nisur procesin e vaksinimit më 11 janar dhe ka arritur deri tash mbi gjysmë milioni të shqiptarëve t’i vaksinojë.

Të premten, Shqipëria ka regjistruar 49 raste të reja me COVID-19 dhe një të vdekur, teksa raste aktive janë mbi 7400 persona. Nga fillimi i pandemisë, janë shënuar 2427 të vdekur nga virusi.