Shqipëria heq mbajtjen e maskave në ambiente të hapura

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka vendosur për lehtësimin e masave.

Nga 1 qershori ora policore do të shtyhet deri në orën 23:00 dhe mbajtja e maskave do të hiqet në ambientet e jashtme.

“Në 1 qershor të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambiente të jashtme dhe të hiqet mbajta e maskës në ambiente të hapura. Nga 1 qershori ora policore nga 22:00 do të kalojnë në 23:00. Nga 15 qershori grumbullimi do lejohet 50 persona në ambientet e jashtme. Nga 1 korriku nëse situata do vijojë e kontrolluar ora policore do shtyhet në orën 24:00”, ka thënë zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacoli.