Shqipëria hap sot shkollat, mësim deri në këtë datë

Kjo e hënë shënon rikthimin e maturantëve në bankat e shkollave në Shqipëri për të bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme për provimet e maturës shtetërore.

Procesi mësimor përgaditor do të vazhdojë deri më 5 qershor.

Gjimnazet e të gjithë vendit janë përgatitur për të siguruar kushtet e nevojshme të higjenës dhe distancimit fizik.

Në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës maturantë dhe për të garantuar këtë do të shfrytëzohen edhe shkollat 9 vjeçare.

Sa i takon provimeve do të përfshihen vetëm temat e zhvilluara para mbylljes së shkollave.

Provimet e maturës do të mbahen mes datave 8-18 qershor.