Shqipëria goditet nga tërmeti

Pasditen e sotme, është regjistruar një tërmet, me shkallë 3.0 Rihter, i cili nuk është ndjerë shumë, pavarësisht se ka qenë në thellësi prej 5 km.

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri, ku epiqendra ishte mes Tiranës dhe Kavajës.

Sipas njoftimit zyrtar nga Instituti Euro-Mesdhetar i Tërmeteve, epiqendra ishte 20 km nga kryeqyteti dhe 8 km nga qyteti bregdetar.

Ende nuk janë raportuar dëme pas tërmetit.