Shqipëria 5.0, Maqedonia 4.5, ja ku ka ndodhur në këto momente tërmeti 7.7 shkallë

Brenda një ore në botë kanë ndodhur një numër i madh lëkundjesh të tokës të fuqishme.

Pa dyshim lëkundja më e fuqishme është ajo që ka goditur Kubën e cila ka arritur shkallën 7.7 të rihterit, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, Shqipëria, më saktësisht Durrësi është goditur nga një tërmet 5.0 shkallë.

Maqedonia e Veriut gjithashtu ka pasur lëkundje të tokës me magnitudë 4.5.

Lëkundjet e tokës janë ndjerë edhe në Kosovë.