Personi që shihni në foto është 56-vjeçari Qemal Bici, i cili pasditen e së hënës i mori jetën bashkëshortes së tij dhe më pas u vetëvar. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Dragostunjë të Librazhd, për shkaqe që ende nuk dihen.
Ndërkohë Bici dyshohet se i ka marrë jetën bashkëshortes Menturie, rreth 53 vjeçe, duke e qëlluar me një sopatë edhe më pas ka varur edhe veten.
Në momentin e ngjarjes, fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm por kur kanë ardhur e kanë gjetur nënën të vrarë ndërsa babin të varur tek pema.









