Shqipëri-Turqi do të nisë në orën 20:45, por Shkodra është veshur kuqezi që në këtë moment.
Telesport ndodhet në qytetin e “djepit të futbollit”, aty ku në “Loro Boriçi” djemtë e Panuccit do të zbresin në fushë për të parën ndeshje të vitit dhe të parën e grupit.
Atmosfera në rrugët e qytetit verior ka nisur të ndizet. Tifozat Kuq e Zi janë sigurisht më të shumtë dhe zhurmshëm, teksa kanë shkuar poshtë hotelit të kombëtares kuqezi, duke kënduar dhe duke i dhënë forcë e mbështetje.
Por ata që i japin zjarr atmosferës sigurisht se janë tifozat nga Prishtina “Plisat”.
Kombëtarja kuqezi është sistemuar në Hotel Rozafa, ndërsa ajo turke në Hotel Europa.
Disa lojtarë kanë dalë edhe në dritare duke fotografuar dhe duke xhiruar. Mes koreve që janë thërritur janë edhe “UÇK” e Himni Kombëtar.







