Shqipëri: Përplasje me vullnetarët për ndihmat VIDEO

Banorët e lagjes së re (ish-Miniera) në njësinë administrative të Manzës po jetojnë në kushte tejet të vështira.

Kampi i ngritur afër bllokut të pallateve është zhytur në llucë, si pasojë edhe e reshjeve të herë pas hershme përgjatë ditëve të fundit pas tërmetit shkatërrimitar të 26 nëntorit.

Mes atyre që kanë gjetur strehë në këtë kamp ka edhe fëmijë të vegjël dhe të moshuar.

Pasiguria dhe shqetësimi për të ardhmen e tyre lexohet qartë në sytë e tyre, duke u demonstruar edhe me tensione.

E tillë ishte kjo përballje e tyre me vullnetarët që po shpërndajnë ndihma.

Vullnetari: “Duhet të marrin të gjithë çadrat, jo si të babëzitur”.

Banori: “Ju i keni nda.”

Vullnetari: “Po i ndanim dhe keni hipur të gjithë në kamion. Rrini nëpër çadra tuaja, do të vimë të gjithë”.

Banori: “Nuk po të kërkojmë gjë ty.”