Moti

Shqipëri, mot i qëndrueshëm dhe vranësira të pakta

Nuk do të ketë surpriza. Moti do të vazhdojë sërish me kthjellime edhe ditën e nesërme, me vranësira të pakta në pjesën lindore të vendit gjatë paradites.

Sipas MeteoAlb, vranësirat do të shfaqen edhe gjatë pasdites kryesisht në zonat malore.

Temperaturat do të pësojnë rritje në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -4°C në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzimi mbi 3 ballë./Ora News.tv/