Shqipëri: Fillojnë hetimet ndaj prorusit Olsi Jazexhiu VIDEO

Mediat tiranase kanë kumtuar lajmin se në Shqipëri kanë nisur hetimet ndaj atyre që kanë përhapur panik lidhur me coronavirusin, ku ndër të tjerë u përmend emri i Olsi Jazexhiut.

Siç ka deklaruar vet Jazexhiu në kanalin e tij në YOUTUBE, facebook ia ka mbyllur llogarinë, për tëdisatën herë. Lidhur me këtë, si qytetar i Shqipërisë, ai bëri të pazakonshme: “Ta braktisim “Facebook” amerikan dhe të hapim “v-Kontaktin” rus.

Ndërsa, në një intervistë që e ka dhënë për gazetarin serb Tesha Teshanoviq, i njohur për qëndrime në të mirë të Rusisë, ndër të tjera, Jazexhiu ka thënë se “Kosova është shtet i rremë”, duke përdorur kështu frzën e njohur të Moskës dhe Beogradit zyrtar.

Kohën e fundit, Olsi Jazexhiuështë akuzuar publikisht edhe për qëndrime proruse, dhe veçmas antiamerikane.

Ai ka dhënë edhe mendime shumë destruktive duke thënë se Virusi Corona “është bërë nga amerikanët, përkatësisht me qëllim të përfitimit të bankave amerikane”.

Javën e shkuar, RTKLIVE, duke iu referuar prof. Dr. IlmiVeliut, “OlsiJazexhiu është një agjent serbo-rus. Ai është fotografuar në Gazimestan me tre gishtërinj lart – simbol i shovenizmit serb ”.

Ndërsa, në kanalin e tij në youtube, Olsi Jazexhiu shpreh qëndrime kundër SHBA dhe tregon simpati për Rusinë dhe Turqinë.

Madje, në njërën nga videot , ai shpërndan propagandën e krijuar në laboratorët e Moskës se “bombardimet e NATO-s janë bërë me uranium të varfëruar”.