Kandidatja për deputete, Shqipe Mehmeti Selimi, ka njoftuar se ka ushtruar të drejtën e votës, së bashku me djalin e saj Aresin, duke e cilësuar këtë veprim si një moment domethënës për të ardhmen.
Përmes një postimi, Selimi ka theksuar se edhe pse votimi është një hap i vogël individual, ai ka rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit. Ajo ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të kontribuojnë me votën e tyre.
“Bëje edhe ti pjesën tënde, dil voto”, është mesazhi i saj drejtuar qytetarëve, duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive në zgjedhje si një përgjegjësi qytetare.
Votimi i Selimit vjen në kuadër të zgjedhjeve, ku ajo po garon për një ulëse në Kuvend, ndërsa thekson rëndësinë e angazhimit qytetar dhe demokracisë aktive.







