Shqipe Pantina: Forcën reale të PSD-së do ta shihni në zgjedhje

Gjatë vitit 2018 ndryshoi skena politike. Dymbëdhjetë deputetë nga LVV dhe dy kryetarë komunash kaluan tek Partia Socialdemokrate (PSD).

Ndarja e Lëvizjes Vetëvendosje u diskutua shumë, kishte një komunikim agresiv virtual në mes aktivistëve të LVV-së dhe PSD-së.

Partia Socialdemorkate është pjesë e grupit negociues në dialogun Kosovë-Serbi të prirë nga kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti dhe kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar deputetët e PSD-së për përafërim me pushtetin aktual, rasti i fundit ishte votimi në parim i projekt-buxhetit për vitin 2019.

Ballkani.info ka zhvilluar një intervistë më deputeten e PSD-së, Shqipe Pantina e cila foli rreth PSD-së, komunikimit ne mës PSD-së dhe LVV-së, dialogut, shkarkimit të ministrit serb, Nenad Rikallo dhe qeverisjes aktuale.

Pantina tha se PSD-ja po rritet dhe forca e saj elektorale do të shihet në zgjedhjet e ardhshme. Shkarkimin e Rikallos dhe tema të tjera.

Intervista e plotë:

Ballkani.info: Si e vlerësoni vitin 2018 për Partinë Socialdemokrate (PSD) në përgjithësi?

Shqipe Pantina: Për PSD ka qenë një vit jashtëzakonisht i suksesshëm; 12 deputetë dhe qindra aktivistë i janë bashkuar, dhe po ashtu janë zgjeruar e ripërtërirë shumica e degëve në Kosovë. Potenciali I PSD është jashtëzakonisht i madh dhe besoj se ajo tashmë është etabluar si një parti serioze në skenën politike kosovare.

Ballkani.info: Herë pas herë komunikimi agresiv mes PSD-së dhe LVV-së po merr kahje të frikshme, mendoni që duhet të takohen përfaqësuesit e LVV-së dhe PSD-së për ulje tensionesh mes aktivisteve?

Shqipe Pantina: Pajtohem se komunikimi nuk është në nivelin e kënaqshëm dhe duhet ndryshuar. Mendoj se secili aktivist politikë duhet të shpalos dhe promovojë idetë e tij/saj apo të subjektit që I takon në gjuhën që është e pranueshme dhe e pëlqyeshme dhe mbi të gjitha të thotë të vërtetën. Gara mes partive duhet të bëhet me programe e projekte duke prezantuar ofertën më të mire e jo vazhdimisht duke u munduar që kundërshtaret politikë ti paraqesim si njerëz të këqi. Pra fokusi duhet vënë tek programet e idetë e mirë tonat e jot ë metat e të këqijat e kundërshtarëve. Kjo është ç’farë edhe ne se PSD po mundohemi të promovojmë, pra si mund te bëhen gjerat ndryshe e që ofrojnë përfitime shumë më të mira për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ballkani.info: Sa është forca reale elektorale e PSD-së sipas jush?

Shqipe Pantina: Potenciali i PSD është shumë i madh. Aktualisht nuk është kohë elektorale dhe është e vështire të përcaktohet forca reale. Ajo do të shihet në zgjedhjet e ardhshme.


Ballkani.info:
Sa do t’i jap PSD-ja kahje tjetër dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë meqenëse më herët keni qenë kritike për mënyrën e dialogimit në mes Kosovës dhe Serbisë

Shqipe Pantina: Mendoj se tashmë I kemi dhënë një kahje tjetër; e para duke ja kthyer Kuvendit përgjegjësinë por edhe të drejtën që I takon, dhe e dyta duke kontribuar në krijimin e një uniteti politikë e që besojmë se do të jetë edhe më I gjerë sesa është tani

Ballkani.info: Me cilat subjekte politike kosovare PSD-ja ka përafërime më të mëdha ideologjike e konceptuale?

Shqipe Pantina: Po ne jemi social demokrat pra është e vetëkuptueshme se kemi përafri ideologjike me subjektet e majta. Deri më tani përveq nesh si të tilla janë deklaruar Nisma Social Demokrate dhe Lëvizja Vetëvendosje

Ballkani.info: A mendoni që do të zbatohet kërkesa e juaj si grup parlamentar për shkarkimin e ministrit Rikallo?

Shqipe Pantina: Kjo nuk është vetëm kërkese është kusht për ta votuar buxhetin. Pra nëse nuk plotësohen këtoi kushte ne nuk e votojmë buxhetin në lexim të dytë.

Ballkani.info: Si e shihni vijimin e sanksioneve ekonomike ndaj Serbisë dhe Bosnjës, ndikuese në fuqizimin e shtetit apo populizëm qeveritar?

Shqipe Pantina: Mendoj se kanë qenë veprime të duhura në rrethanat që janë marrë. Taksa për produktet që vinë nga këto dy vende është veprim politike e që natyrisht ka efekte ekonomike, por në radhë të parë pra duhet parë si kushtëzim politikë e që ndërlidhet me veprimet apo kundërveprimet që do ndërmarrë Serbia në të ardhmen.

Ballkani.info: Si e shihni punën e Qeverisë së Kosovës gjatë vitit 2018?

Shqipe Pantina: Kjo qeveri ka bërë një sërë gabimesh në vitin që shkoj siç janë për shembull Vendimi për rritjen e pagave, apo marrëveshja me Counter Global. Po ashtu ka munguar llogaridhënia në Kuvend, shumë shpesh ministrat nuk I janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve apo nuk kanë raportuar në komisionet përkatëse. Megjithatë vlen të përmendet edhe suksesi I kësaj qeverie në procedimin e ligjeve për formimin e Ushtrisë

Me shumë respekt