Shqetësuese: Në Kosovë 95 për qind e sportistëve nuk paguhen me asnjë cent!

Duket e pabesueshme por rezulton e vërtetë. Institucioni më i lartë sportiv në vend, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), konfirmon se 95 për qind e sportistëve në Kosovë nuk e marrin asnjë cent për djersën e derdhur për klubet e tyre përkatëse.

Në Kosovën që e ka një popullatë prej rreth 1.7 milionë banorë, sipas regjistrimit të popullsisë që është bërë së fundmi në vitin 2011, vetëm 20 mijë prej tyre merren me sport. Madje, sportistët në Kosovë lëre që nuk paguhen, por shpenzimet i kryejnë nga prindërit apo familjet e tyre.

“Vetëm 20 mijë sportist janë të regjistruar nëpër klube, ku 95 % e tyre nuk marrin asnjë cent nga sporti përveç se derdhin djersë mund e sakrificë dhe prindërit e tyre po ashtu i financojnë ata me shpresën se një ditë fëmija i tyre do të përfaqësoi shtetin e Kosovës dhe do të stoliset me ndonjë medalje”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Rezultatet fantastike të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare, e po ashtu ato të Kombëtares së Kosovës në futboll dhe të disa ekipeve dhe sportistëve tjerë, e kanë krijuar një pasqyrë të mirë për sportin dhe shtetin tonë.

Mirëpo, sporti kosovar e ka një tjetër anë me plot të meta, të cilat janë mjaft shqetësuese, por që kanë mbetur nën hijen e rezultateve të mira të ekipit të Majlinda Kelmendit apo të Kombëtares së futbollit