Profesori universitar Blerim Latifi i është drejtuar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, se a shqetësohet për faktin se Kurti nuk mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

Latifi në Pressing ka thënë se ai si qytetar është shumë i shqetësuar për këtë.

“Për mua është shumë shqetësuese si qytetar, që se 4 vite pushtet, kryeministri i vendit tem nuk hynë në Shtëpinë e Bardhë, e ka të mbyllur”.

“Një shtet që nuk shqetësohet për këto punën dhe mendon që ne jemi në rrugë të drejtë, për mua është shumë shqetësuese”, ka thënë Latifi.