Kryeministri Albin Kurti s’ka pranuar të përgjigjet në një pyetje të fundit të gazetarëve gjatë konferencës për media në Doganën e Kosovës.

Ai ka ironizuar me insistimin e gazetarëve për t’i bërë pyetje dhe i ka udhëzuar ta kontaktojnë zëdhënësin e qeverisë.

“Ju kërkojmë falje se na duhet të shkojmë, Përparim Kryeziu është zëdhënësi, ai mund të ju tregojë se ku jemi pasdite shpresoj që nuk është një pyetje që vjetrohet pasdite, pra ju tregon Përparim Kryeziu ku jemi pasdite tek prodhuesit e biznesit vendor”, tha Kurti teksa u largua së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati.