Shpopullimi masiv| Vuçiq në dëlirë pasi gjen në Serbi një familje 9 anëtarëshe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka shkuar sot në fshatin Kumanicë, ku ka vizituar shtëpinë e Vukashin Bogdanoviqit me nëntë fëmijë.

Me këtë vizitë, Vuçiq ka tentuar të tregoi se në Serbi megjithatë ka familje të mëdha, por ato në të vërtetë janë të vogla në numër në të gjithë Serbinë. Ai mezi ka arritur ta gjejë një familje prej nëntë anëtarësh, por e cila përbëhej nga nipa e mbesa, jo vetëm nga fëmijët e një çifti, shkruan Ballkani.info.

Vuçiq ka vizituar familjen Bogdanoviq, e cila përbëhet nga Vukashin (64) dhe Stevka (59), djali Radovan (41), gruaja Sanja (38), fëmijët Jovana (14), Julijana (12) dhe Vukashin (9). Djali Milovan (36) dhe gruaja Anica (35) kanë tre fëmijë: Milorad (10), Marina (8) dhe Miroljub (2).

Djali Zoran (31) dhe gruaja Marija (29) kanë gjithashtu tre fëmijë: Kristina (11), Nenada (8) dhe Katarina (6 muaj).

– Çfarë duhet të bëjmë për Kumanicën dhe Medreçjen? – pyeti Vuçiq.

Edhe Bogdanoviqët, si në Radaljevë, po kërkonin një rrugë, për të cilën, siç theksuan, kishin nevojë të madhe.

– Të tre jeni të bekuar – u tha Vuçiq tre vëllezërve Bogdanoviq.

– Jeni të lumtur me tre djem, por është një bekim i veçantë të kesh një vajzë. A ndihmojnë me punët e shtëpisë? Të gjithë punojnë? – shtoi Vuçiq.

– Në Kumanicë janë 120 veta? Sa është fshati Megjureçje? – pyeti presidenti.

– Flisni me Telekomin, ju lutem, që njerëzit të kenë mbulim këtu – vazhdoi Vuçiq.

Duke folur për rrugën që kërkonte një nga banorët e zonës, Vuçiq kërkoi që ajo të ishte një rrugë e mirë dhe cilësore. Vuçiq më pas foli për mjedrat, duke u pajtuar me vendasit se çmimi këtë vit është i shkëlqyer.

Në Serbi nataliteti është tepër i ulët, ndër me të ulëtit në Evropë, duke ndikuar kështu që shumë vendbanime të mbesin pa asnjë banorë. Në shumë zona të Serbisë, toka pjellore shitet me çmime qesharake, ku një hektar bashkë me shtëpi banimi kushton 4 mijë euro.

Branisllav Gullan, anëtar i Këshillit Akademik për Fshatin dhe anëtar i Shoqatës Shkencore të Ekonomistëve të Serbisë, thotë se nga 4.709 fshatra të Serbisë, 1.200 janë në fazën e shuarjes. Në 86 për qind të fshatrave po bie numri i banorëve, ndërsa 1.034 fshatra kanë më pak se nga 100 banorë. Në 73 për qind të fshatrave nuk ka shtëpi kulture, as biblioteka, ndërsa në 230 nuk ka madje as shkollë fillore. 550 fshatra kanë më pak se nga 50 banorë, ndërsa 50 vendbanime janë pa banorë. Në fshatra janë 50 mijë shtëpi të boshatisura, ndërsa në 150 mijë të tjera shkruan aktualisht në to nuk banon askush – citon kjo gazetë Gullanin.

Në jug dhe në lindje të Serbisë çdo e katërta shtëpi është pa njerëz, ndërsa sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 në madje 800 mijë objekte për banim në Serbi nuk jeton askush, shumica e të cilave ndodhet në zonat rurale. Ilustrim për gjendjen është Krivi Vir, kur para pak dekadash jetonin 7.200 familje, ndërsa sot janë vetëm 200 shtëpi.

Në agjencitë për qarkullim patundshmërish thonë se shtëpitë në Vojvodinë, pa kopshte, dhe në fshtarat më larg nga qyteti mund të gjenden shtëpi për 1.000 deri 1.500 euro, siç është Botoshi. Këto janë shtëpi të vjetra, shpesh pa tualete. Pak më të shtrenjta janë në fshatrat afër qyteteve të Vojvodinës, nga 3.000 deri në 5.000 euro. /Ballkani.info/