Bashkëpunëtori, luftëtari dhe miku i familjes, Haradinaj, Shpëtim Selmanaj e ka përkujtuar një ditë para përvjetorit të rënies, heroin e kombit, Luan Haradinaj.
“Nuk ka ditë që lind dielli e nuk bënë rreze më shumë aty ku mbete me pushkën e lirisë në krahë, për të na treguar se sa bënë dritë vepra jote, Luan. Malet i kishe shtrat, armën mbulojë e çlirimin frymë”, ka shkruar Selmanaj, përcjell Ballkani.info.
Tutje, Selmanaj ka thënë se burrat si Luani, koha i numëron në gishta.
Luan Haradinaj ka lindur në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit më 17 nëntor të vitit 1973. Ai është një nga luftëtarët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ra dëshmor më 6 maj të vitit 1997.
Postimi i plotë i Selmanajt:







